Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim, policia arreston të dënuarin me 16 vite burg; në 2014-ën qëlloi me armë në drejtim të tre personave

Ishte në kërkim, policia arreston të dënuarin me 16 vite

Policia njofton se në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një pune të mirëorganiziar nga forcat e policisë të D.V.P Shkodër, në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim, Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër.

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendim datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Të fundit