Flash News

KRYESORE

A ishte njeriu i Monika Kryemadhit ai që u rrah gjatë fushatës nga banda më rrezikshme në historinë e Shqipërisë?

A ishte njeriu i Monika Kryemadhit ai që u rrah gjatë fushatës

Banda më e rrezikshme kriminale që ka vepruar ndonjëherë në Shqipëri, kështu e ka konsideruar gazetarja Klodiana Lala grupin që goditi në mes të Elbasanit eskortën e policisë.

Gazetarja Lala ka bërë të ditur edhe një fakt tjetër tronditës kur tha se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, një nga personat e afërt të një deputeteje të fuqishme është rrahur nga kjo bandë.

“Kjo bandë ka rrahur një eksponent që ka qenë në krah të një deputeteje shumë të fuqishme të Kuvendit aktual të Shqipërisë. Po e them këtë për të treguar rrezikshmërinë e madhe të kësaj bande”, tha Klodiana Lala në emisionin ‘Opinion’.

Ndonëse nuk e përmendi emrin e deputetes, dyshimet të çojnë pikërisht te Monika Kryemadhi, deputete dhe kryetare e LSI-së.

Në qarkun e Elbasanit u zgjodhën vetëm dy deputete gra më 25 qershor dhe ato janë Monika Kryemadhi nga LSI dhe Evis Kushi nga PS. Karriera 25 vjeçare e kryetares së LSI-së dhe karriera shumë e re pedagoges së kthyer në deputete të PS, tregojnë se kush është gruaja e fuqishme të cilës i kanë rrahur njeriun e saj gjatë fushatës.

Gazetarja Klodiana Lala për krimin në Elbasan: Banda ka mbështetje politike; po kontrollojnë jo vetëm drogën, por edhe koncesionet

Të fundit