Flash News

KRYESORE

Ishte person në kërkim, policia i gjen në banesë një serë për kultivimin e kanabisit

Ishte person në kërkim, policia i gjen në banesë një

Policia njofton se ka finalizuar operacionin e koduar "Shkozeti", duke arrestuar një person si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër shtetas.

Në flagrancë është arrestuar shtetasi, E. B, 25 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T. (dhënë me qira) lagja nr.14, Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike.

Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji.

Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:

  • 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;
  • një sasi e vogël kanabis;
  • 1 armë zjarri pistolete.

 

 

 

 

Të fundit