Flash News

KRYESORE

"Ishte pozitive...", Meta "kursen" detajet e takimit me Kim, një mesazh të qartë edhe për opozitën

"Ishte pozitive...", Meta "kursen" detajet e takimit me Kim,

Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët ka zgjedhur të mos zbuloj detaje nga takimi i para pak minutave me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Nuk dua të bëjë komente.. Ky ishte një takim zyrtar shumë pozitv. Ne e dimë që SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë...”, ka thënë Meta.

Presidenti po ashtu nuk ka kursyer edhe thirrjet për opozitën, duke kërkuar që ajo të jetë më e qartë në veprimet e ndërmarra dhe të koordinohet me partnerët ndërkombëtar.

“Është e rëndësishme që të gjithë të tregojnë vullnet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të mos të intimidojnë qytetarët me hezitimet e tyre”, ka theksuar Meta.

Mesazhet kanë qenë të qarta. Mesazhi im për opozitën është të jetë e qartë, të koordinohet me partnerët tanë në veprimet e saj, Komisionarin për zgjerimin dhe sidomos Bundestagun. 

Kjo ka rëndësi pasi të gjithë e dimë se sa me përpikmëri i shohin  ata Reformat në Shqipëri dhe sidomos përsa i përket anës substanciale, cilësisë së tyre më tepër sasa ana statistikore apo sipërfaqësore.

Është e rëndësishme që të tregojnë të gjithë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme që mos të intimidojnë qytetarët, as më arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre”, tha ndër të tjera Presidenti.

 

Të fundit