Flash News

KRYESORE

Ishte prekur nga Covid-19, ndërron jetë gruaja shtatzënë në Kosovë

Ishte prekur nga Covid-19, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga Klinika Infektive në Kosovë, teksa sqaron se 40-vjeçarja ishte në javën e 28-të të shtatzënisë dhe në mjekimin intensive që prej datës 15 prill 2020.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.

E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit”, sqaron zyrtarisht Klinika Infektive.

Mediat në Kosovë raportojnë se edhe foshnja në barkun e nënës ka ndërruar jetë gjithashtu.

Të fundit