Flash News

KRYESORE

Ishte shpallur në kërkim, Elvana Gjata letër Prokurorisë: Ndodhem jashtë për arsye shëndetësore

Ishte shpallur në kërkim, Elvana Gjata letër Prokurorisë:

Këngëtarja Elvana Gjata e cila qe shpallur në kërkim për të dëshmuar për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok ku mbeti i vdekur një person, ka reaguar  nga jashtë Shqipërisë.

Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.

Burime pranë Report Tv bëjnë me dije se Elvana Gjata tre javë më parë i ka dërguar me postë Prokurorise një njoftim ku i tregon arsyen se përse nuk është paraqitur të dëshmojë.

“Ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga media se kerkoni deshmine time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem per te dhene deklarimet e mia”.

Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor pasi dy ditë më parë përfundoi afati 30-ditor ku këngëtarja ishte në kërkim për vrasjen në ish-Bllok.

Kujtojmë që nga kjo ngjarje mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Të fundit