Flash News

KRYESORE

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Dibër i riu me dy mbiemra

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në

Është vënë në pranga në Dibër një i ri i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Vjedhje me armë".

Për arrestimin e Ervis Murra alias Ervis Manna, 31 vjeç, banues në Shupenzë u zhvillua një operacion nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane.

“Kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale "Vjedhja me armë", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

 

Të fundit