Flash News

KRYESORE

Ishte shtruar në Infektiv, humb jetën nga covid-19 farmacistja 43-vjeçare

Ishte shtruar në Infektiv, humb jetën nga covid-19 farmacistja

Covid-19 vazhdon të shkaktojë viktima në Shqipëri, përfshirë edhe moshat e reja.

Së fundmi, në spitalin Infektiv, ku ishte e shtruar prej disa ditësh, ka humbur jetën një 43-vjeçare me banim në Durrës.

Mësohet se e ndjera ishte me profesion farmaciste dhe kishte një farmaci në Fushë- Krujë. Nuk ka ende detaje nëse gruaja kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Deri tani, sipas ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 123 persona që nga fillimi i pandemisë.

Të fundit