Flash News

KRYESORE

Ishte shumë pranë Serisë A, klubi kroat "ngrin" legjionarin kuqezi deri në qershor

Ishte shumë pranë Serisë A, klubi kroat "ngrin"

Në fillim po, pastaj jo.

Ardian Ismajli dëshiron me patjetër të largohet nga Hajduku i Splitit në Kroaci dhe të provojë veten në një ligë tjetër europiane. Deri dje spekulohej se ai ishte pranë Leçes në Serinë A, një lëvizje për të ngjitur shkallët e karrierës.

Sot, megjithatë, u bë e ditur se klubi kroat ka refuzuar ofertën e italianëve, ngaqë këta të fundit donin huazim me të drejtë blerjeje. Hajduku duket se po e mban peng 23-vjeçarin deri në përfundimin e sezonit.

Hajduk është gati ta lëshojë mbrojtësin shqiptar vetëm pas qershorit. Me këtë lajm, kuptohet se Ismailit i sfumohet mundësia për të qenë pjesë e një ekipi më interesant dhe me më shumë mundësi.

Të fundit