Flash News

KRYESORE

Ishte thirrur për teatrin, Kumbaro braktis komisionin. Deputeti demokrat: S'ka ndodhur ndonjëherë ky skandal

Ishte thirrur për teatrin, Kumbaro braktis komisionin. Deputeti demokrat:

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro ka braktisur Komisionin e Medias ku ishte e thirrur në një seancë dëgjimore për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kumbaro u shpreh se ndihet e fyer nga mënyra e komunikimit të kolegut të saj opozitar Luçiano Boçi dhe u largua nga mbledhja. Deputeti i PD, e cilësoi veprimin e ministres skandal, që nuk ka ndodhur në 27-vite parlament.

“Është skandal, kulmi i arrogancës dhe harbutërisë. Asnjë nga ne nuk ka dëshirë të tejkalojë vetveten edhe në përcaktime ama nuk është ky argumenti që të braktiset komisioni, nuk ka ndodhur që në 27 vite një ministre të jetë larguar nga komisioni. Ka shkelje të rregullores por ka dhe ndjesë tek e fundit fare por jo në mënyrë harbute të largohet ministrja se nuk ka argumente. Ne poshtërohemi, është krejtësisht e paparanusheme”, u shpreh ndër të tjera deputeti demokrat.

Të fundit