Flash News

KRYESORE

Ishte zhdukur prej 3 ditësh, nxirret nga Valbona trupi i pajetë i 35 vjeçarit

Ishte zhdukur prej 3 ditësh, nxirret nga Valbona trupi i pajetë i 35

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Gentian Zalli është nxjerrë sot nga ujërat e lumit Valbonë në Tropojë. Zalli rezultonte i zhdukur prej dates 16 dhjetor. Ai ishte i punësuar si punëtor në mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas informacioneve të kolegëve Zalli ishte larguar gjatë kohës së pushimit të drekës për të mbushur ujë të pijshëm tek burimi në afërsi të lumit të Valbonës, por  nuk është kthyer më.

Forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë në bashkëpunim me familjarët dhe banorët e zonës, në vijim kërkimeve për gjetjen e tij, kanë gjetur trupin e pajetë në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg burimit. 

Trupi i Gentian Zallit po transportohet në spitalin e Valbonës për kryerjen e ekspertizës mjeko- ligjore. 

Të fundit