Flash News

KRYESORE

Ishte ‘zhdukur’ prej dy javësh, vdes në spital babai i 6 fëmijëve, si e mësoi familja lajmin e trishtë

Ishte ‘zhdukur’ prej dy javësh, vdes në spital babai i 6

Vdes në spital një person, i cili ishte aksidentuar nga një automjet prej dy javësh. Megjithatë, familja e tij nuk ishte në dijeni të ngjarjes, kurse policia dhe mjekët nuk kanë mundur ta identifikojnë, nisur edhe nga mungesa e një denoncimi nga ana e familjarëve dhe mungesës së një dokumenti identifikimi.

Mbrëmjen e djeshme, policia e Durrësit ka njoftuar se ka humbur jetën në spital Selim Rexhepi, 58 vjeç, nga Dibra, baba i 6 fëmijëve. AI ishte banor në lagjen nr.14 në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ndërkohë, familja e ka mësuar lajmin e trishtë përmes mediave, referuar njoftimit të policisë.

"Në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i paidentifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar. Punohet për identifikimin e viktimës”, thuhej në njoftimin e policisë.

Menjëherë janë shfaqur familjarë të viktimës, i cili është identifikuar nga i biri në morgun e spitalit të Durrësit.

 

 

 

 

Të fundit