Flash News

KRYESORE

Ishujt Faroe, vendi ku gjuetia dhe vrasja e balenave është diçka normale

Gjuetia e balenave në Ishujt Faroe është një çështje familjare dhe e gjithë bashkësia përfshihet në kapjen dhe therjen e këtyre kafshëve detare.

Këto imazhe tregojnë dhjetëra balena të hedhura në kasolle në Jatnavegur në ishullin e Vagarit, ku disa nga to janë të shënuara me numra ose iniciale në lëkurën e tyre .

Në ishujt Faroe, çdo verë, rreth 800 balena dhe delfinë vriten për të marrë mishin e tyre.

Gjuetia e balenave në Ishujt Faroe daton në fund të shekullit të 16-të dhe përfshin banorët që mbajnë podat e balenave në ujërat e cekët.

Pasi kapen, ato vriten duke përdorur një mjet gjuetie që futet përmes qafës së kafshës për të thyer kurrizin e saj.

Vendasit kryejnë pjesën më të madhe të therjes dhe procesi mund të duket grafik dhe brutal për të huajt.

Gjuetitë janë kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët thonë se rituali është mizor dhe i panevojshëm.

Megjithatë, qeveria lokale thotë se gjuetia nuk është vetëm e qëndrueshme, por siguron që 18 ishujt, të cilët kanë një mundësi të kufizuar për bujqësi, të jenë sa më të pavarur.

Të fundit