Flash News

KRYESORE

ISIS kërcënon Trump dhe Netanyahu: Betohemi se do ju presim kokën dhe do shpërndajmë gjakun tuaj’

 ISIS ka publikuar kërcënimin e radhës  përmes një foto ku në  objekt të këtij kërcënimi janë presidenti Trump dhe kryeministri izraelit Netanyahu.

‘Betohemi se do ju presim kokën dhe do shpërndajmë gjakun tuaj’ kështu thuhet në mesazhin e radhës të ISIS .

Në foto shfaqen dy liderët të gjunjëzuar, të veshur si të burgosur, pak para ekzekutimit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem.

Mesa duket vendimi i Trump për të shpallur Jeruzalemin kryeqytet dhe sigurisht i përkrahur nga Netanyahu ka ngjallur edhe zemërimin e shtetit islamik.

Një kërcënim i tillë vjen vetëm një ditë pasi një 27-vjecar tronditi Neë York me një sulm të konsideruar terrorist.

Të fundit