Flash News

KRYESORE

ISKK i hiqet e drejta të studiojë Luftën, aktivisti ironizon 3 deputetët e PS: U vendos nga ata që pozojnë me portretet e diktatorit

ISKK i hiqet e drejta të studiojë Luftën, aktivisti ironizon 3

Sot në Kuvend pritet të hidhet në votim projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Partia Socialiste miratoi dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve propozimin e deputetit të PS, Spartak Braho duke i hequr të drejtën institutit të Krimeve të Komunizmit që të hetojë krimet e periudhës së luftës para vendosjes së regjimit komunist, pra vetëm dokumentet nga 29 nëntor 1944 e deri në 1990.

Aktivisti Ergys Mërtiri ironizon vendimin e marrë nga tre deputetë të PS në komisionin e ligjeve, për të cilët thotë se e drejta për të mos hetuar krimet e luftës u hoq nga ata që pozojnë me portretet e diktatorit.

“Parlamenti është tashme institucion i censurës akademike. Politika po i tregon një instituti se cfare te studiojë, e cfare jo. Ulsinjte, damianet dhe brahot do te përcaktojnë sot qe Instituti i Studimit te Krimeve te Komunizmit te mos zbardhë te vërtetat për krimet gjate periudhës se luftës.

Ata qe pozojnë me portretet e diktatorit, sot vene kushte per kufizimin e njohjes se te vërtetës mbi krimet e komunizmit!

Paturpësia është anëtarësuar prej kohesh ne rilindje!”, shkruan aktivisti para diskutimit të kësaj pike në seancën e sotme në Kuvend.

Të fundit