Flash News

KRYESORE

Isuf Kalo: Hoxha pacient i vështirë, momenti delikat që e shndërroi në bashkëpunues

Isuf Kalo: Hoxha pacient i vështirë, momenti delikat që e

Isuf Kalo, ish-mjeku i Enver Hoxhës, duke folur për librin “Blloku” zbulon se ai ka qenë një pacient i vështirë. Përballë gazetarit Mustafa Nano në Abc News, ai u shpreh se sjellja e tij ndryshoi kur u diagnostikua me diabet duke u bërë pacient më bashkëpunues.

“Ka qenë pacient i vështirë në kuptimin që ne mjekët u diktojmë pacientëve. Enver Hoxha ishte natyrë që diktonte në jetë dhe ishte shans i keq që t’i prishja qejfin apo ta kundërshtoja Enver Hoxhës për një gjë që ai nuk donte. Pra në të vërtetë ishte pacient responsabël.

Pasi doli me diabet dhe pasi u bë me infarkt ai e kuptoi që jeta e tij nuk ishte vetëm e tij, por ishte edhe e familjes dhe e shoqërisë dhe atëherë u bë pacient bashkëpunues. Një pacient bashkëpunues është shumë shpërblyes për mjekun, ia lehtëson punën. Enver Hoxha nuk ka dashur që ne ta diktojmë, as sëmundja ta diktojë, por ka pasur inteligjencën edhe mundësitë që të bashkëpunonte në lidhje me mjekimin e tij”, sqaroi Isuf Kalo.

Të fundit