Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mentori Kikia - gazetar
Isuf Kalo “i shpall luftë” Liljana Hoxhës për Nexhmijen. (Dhe historianët para akuzës për mos shkrimin e historisë)
Kur isha i vogël dhe shkoja në dasma më pëlqente të dëgjoja dollitë e burrave. Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë që dollia e parë në çdo sebep ngrihej për partinë dhe shokun Enver. Por në 1982, në një dasmë në shtëpinë e një të afërmi tonë, i zoti i shtëpisë në vend të dollisë mbajti një fjalim. Kishte vetëm pak javë që kishte vrarë vehten Mehmet Shehu dhe ai, pasi dënoi tradhëtinë e tij, me gotën e rakisë në dorë, deklaroi se nëse Enver Hoxha nuk do të kishte patur kaq shumë tradhëtarë nëpër këmbë, do ta kishte bërë këtë popull të hante me lugë floriri. Në shtëpinë tonë ne kishim edhe lugë të nikeluara edhe lugë alumini, por nuk ishte problemi i lugëve që nuk ngopeshim së ngrëni...
30 vjet pas rënies së komunizmit, edhe Isuf Kalo, duket se ka të njëjtin mendim si kushurimi im. Në librin e tij “Blloku”, ai duket sikur i shpall luftë Liljana Hoxhës, nuses rrebele që na e ka përshkruar vjehrrën e saj si kuçedër me shtatë kokë e shtatë palë shpirtra. Por mjeku i dikatorit, kujdeset ta zhveshë atë nga çdo lloj përgjegjësie dhe, përkudër përceptimeve, të tregojë se ishte një grua babaxhane.
Padyshim, edhe Enveri ishte një burrë i mirë, baba, gjysh dhe njëri i mrekullueshëm. Ai thotë se të gjithë e dinë kush e bëri masakrën ndaj ballistëve gjatë luftës, kush i vrau intelektualët me rastin e bombës në Ambasadën Sovjetike, apo kush e bëri kolektivizimin dhe tufëzoi bagëtitë, duke sjellë zinë e bukës. Pra, të gjitha këto, që janë kulme dramatike në bëmat e dikaturës, i kanë bërë të tjerë, pa dijeninë e Enverit. Doktor Kalo na shfaqet gati-gati si Pal Vata, babai grotesk i Heroinës së Punës Socialiste, Shkurte Vata, me atë thënien proverbiale, se “këtë punë e ka bërë Mehmeti me kokën e tij, pasi unë me Enverin nuk dimë gjë”.
Libri i doktorit nuk është as historik, as autobiografik, as...as... Janë më shumë emocione të tijat dhe perceptime personale mbi personazhet e familjes numër një të diktaturës ku ai ka shërbyer. Nuk po e ngarkoj me përgjegjësi “historike” doktorin për një libër, që më thënë të drejtën nuk e lexova dot të gjithin. Edhe pse, intelektualët kanë përgjegjësi publike për të thënë ca të vërteta kur kanë qenë brenda një ngjarjeje kaq të madhe në historinë e një populli, siç është diktatura. Por është zgjedhje e tij. Derisa lloqet ende shiten në këtë vend, libri i tij do të shitet.
Problemi është tjetër kund tek ne. Historia e komunizmit deri tani është shkruar në dy forma. Disa personazhe kanë rrefyer tragjedinë e tyre, si Pjetër Arbnori të tijën, Fatos Lubonja të tijën, At Zef Pllumi të tijën etj. Ndërsa forma tjetër ka qenë vetëm histori thashethemesh Blloku, të shkruara nga media. Intervista të tipit: “Rrëfen kuzhinieri i Beqir Ballukut”, “Tregon bahçevani i Mehmet Shehut”, “Rrëfimi i vëllait të shoferit të Hysni Kapos”. Prej më shumë se çerek shekulli, media jonë vazhdon të shesë të tilla histori, ku dikush tregon atë që ia ka thënë dikush tjetër, të cilit ia kishte thënë dikush tjetër. Histori rozë, copëza rrëfimesh nga dosjet hetimore apo gjëra të tjera të tilla, kanë ushqyer e vazhdojnë të ushqejnë ende etjen e shqiptarëve për të mësuar të pathënat e dikaturës.
Por çfarë dinë, dhe mbi të gjitha, çfarë mësojnë të rinjtë shqiptarë për diktaturën? Që s’kishte liri politike, nuk kishte media dhe liri fjale dhe disidentët përfundonin në burg. Mësohet shumë më tepër për historinë e Amerikës dhe Revolucionin Francez. Të rinjtë e sotëm, psh, nuk e dinë që në mes të Europës, në dekadën e fundit të regjimit, 3 milion njerëz ishin në kushtet zyrtare të urisë(jo se nuk kishin lugë). Nuk e dinë që për të mbajtur shpirtin gjallë, njerëzit hanin hithra e barishte të tjera, apo gjuanin natën me elektrikë nëpër kanale e ferra, duke shfarosur bretkosat, breshkat, iriqët e kërmillat. Nuk e dinë sesi njerëz të uritur ndalonin trenin kur kalote nëpër fusha e turreshin të hanin shalqinj e domate, si në filmat e Spilbergut me çifutë gjatë Luftës së Dytë.
Komunizmi nuk ka qenë vetëm Spaçi, i cili padyshim që ishte kolona vertebrale e diktaturës. Historia e komunizmit nuk ka qenë kurvëritë e Bllokut, apo se si ia shkulnin dhëmbët njëri-tjetrit në tortura, hijenat e kupolës në luftën e brendëshme kokëngrënëse. Kjo është përgjegjësi e historianëve që ta sjellin historinë e asaj periudhe, sa më ftohtë. Sepse, historia nuk është shuarje kureshtjeje, por informim i gjeneratave për çfarë ka ndodhur, edhe për arsyen që ajo që ka qenë e zezë të mos përsëritet. Por ata që duhet ta shkruajnë historinë, sot janë gati të hyjnë në grevë urie që tu dekretohet Skendër Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Ndërsa unë dështova në përpjekjen time, kur tentova ti bëj moral tim biri për ta nxitur të mësojë, duke i kujtuar se ka kushte shumë më të mria se unë:
- E di ti që në moshën tënde ne nuk kishim televizior në shtëpi. Nuk ngopesha me bukë, kisha vetëm një palë pantallona, që i vishja derisa të mos arnoheshin dot më ...
- Që nuk kishit, e mora vesh - më tha - po pse nuk i blinit, këtë se marr vesh.
E çfarë përgjigje ti jepja.....
Enveri nuk do të ketë ditur gjë për këto kushte, as Nexhmija. I ka bërë Mehmeti me kokën e tij. Ai vrau veten. Pastaj Ramizi, si tinëzar që ishte, pas ’90-ës nxiti Liljanën t’ia faturonte fajet Nexhmijes, dhe ai të dilte si reformatori që shpëtoi vendin nga gjakderdhja....
Do te vazhdojmë të lexojmë të tilla histori akoma, në vend të historisë së vërtetë që gjeneratat duhet të mësojnë mbi komunizmin, të cilin ne nuk e shembëm, por thjeshtë e transformuam në një biçim demokracie.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38