Flash News

KRYESORE

Itali/13 raste infektimi vinin nga Tirana, guvernatori i Toscana-s: Bllokoni fluturimet me Shqipërinë

Itali/13 raste infektimi vinin nga Tirana, guvernatori i Toscana-s: Bllokoni

Guvernatori i Toscanas në Itali, Enrico Rossi, ka dhënë alarmin për përhapjen e koronavirusit nga Shqipëria, pasi nga 16 të infektuar në Toscana, 13 raste kishin ardhur nga Tirana.

“Qeveria duhet të ndërhyjë, në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin direkt të fluturimeve”, ka kërcënuar guvernatori Rossi.

Menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit që vinin nga Tirana, guvernatori i rajonit të Tascanas ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14-ditor të karantinës.

Me tone të ashpra guvernatori është shprehur se qeveria italianë duhet të lëvizjë menjëherë, për të bërë gjurmimin e këtyre rasteve, siç thekson Rossi “për të penguar çdo shpërthim të ri të virusit”.

Të fundit