Flash News

KRYESORE

Itali, 36-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në sediljen e makinës

Një 36-vjeçar shqiptar, banues në Modica, u kap nga policia italiane në Ragusa pasi në makinën e tij u gjet 11 gram kokainë.

Media lokale italiane “NoveTv”, raporton se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma i ditur, ishte duke ecur me shpejtësi me makinë dhe ka shfaqur shenja nervozizmi në momentin kur po kontrollohej nga policia. Gjatë kontrollit policia italiane ka gjetur në sediljen e makinës sasinë e kokainës. Bëhet me dije se shqiptari është vënë nën masën ‘arrest shtëpie’ deri në pritje të gjykimit.

Të fundit