Flash News

KRYESORE

Itali/ Babai qëllon një 3 vjeçar emigrant me shkelm sepse iu afrua fëmijës

Një ngjarje e shëmtuar ka sjellë reagimin e opinionit publik në Itali, me autor një prind italian. Ky i fundit i tronditi njerëzit me agresivitetin e treguar ndaj një fëmije emigrant vetëm 3 vjeç në qendër të Cosenza-s.

Ndërsa vogëlushi me origjinë afrikano-veriore iu afrua fëmijës së italianit, ai iu kthye dhunshëm, duke e goditur me shkelm në kraharor.

Veprimi solli reagimin e kalimtarëve të tjerë, të cilët i dhanë menjëherë ndihmën e parë 3 vjeçarit dhe e dërguan atë në spital për kontrolle të mëtejshme, si edhe lajmëruan policinë.

Karabinierët nisën hetimet, ndërsa shoqëruan në komisariat autorin e këtij sulmi të pakuptimtë, që la një shije të hidhur në opinionin publik në Itali.

Të fundit