Flash News

KRYESORE

Itali/ Dhunonte dhe grabiste femrat që njihte nga interneti, arrestohet shqiptari

Itali/ Dhunonte dhe grabiste femrat që njihte nga interneti, arrestohet

Policia italiane arrestoi një shqiptar, i cili akuzohet se dhunoi dhe grabiti dy femra të cilat i kishte njohur nëpërmjet internetit.

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” shkruan se një 24 vjeçar u kap në Perugia, e po ashtu në qeli janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë të mitur, të cilët ishin bashkëpunëtorë të shqiptarit.

Ishin femrat e sulmuara që njoftuan policinë, të shokuara se u sulmuan nga disa të rinj, që i kishin njohur në internet.

I arrestuari bashkë me bashkëpunëtorët e tij kishin vjedhur një shumë të madhe eurosh. Materialet i kaluan prokurorisë italiane për veprime të mëtejshme.

Të fundit