Flash News

KRYESORE

Itali/ Flet djali i gruas së masakruar me thikë: I kisha thënë nënës sime të mos vinte vetëm këtu

Itali/ Flet djali i gruas së masakruar me thikë: I kisha

Në ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në një familje shqiptare në Varese të Italisë.

Policia italiane bën me dije se Muhamed Vrapi, 62 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe.

Mjekët ligjorë thanë se gruaja është goditur me 15 thika. Bashkëshorti pranoi se ka kryer krimin me thikën të cilën policia ia kishte gjetur në trup nënës së tre fëmijëve.

Tragjedia u shënua në shtëpinë e tyre në qendër të Busto Arsizio, ku çifti kishin rritur të tre fëmijët pas largimit të tyre nga Durrësi. Ata kishin marrë dhe shtetësinë italiane.

Policia po përpiqet të zbulojë motivet e këtij krimi të rëndë. Fëmijët kanë pranuar se mes prindërve të tyre ka pasur konflikt.

Çifti shqiptarë ishte shpërnguar në Itali, por me pas kishin tërhequr dhe fëmijët e tyre nga qyteti i Durrësit.

Ata kishin marrë edhe nënshtetësinë italiane, dhe nënshtetas  italianë janë edhe fëmijët, dy djem dhe një vajzë, të gjithë të rriturit, që tani jeton secili më vete.

Njëri prej fëmijëve në hetuesi është shprehur se gjithnjë i kë kërkuar nënë në tij që të qëndrojë larg nga ajo shtëpi, pasi gjërat mes tyre nuk shkonin si duhet, raportojn “Vareseneës”.

“Unë e këshilloja nënën time për të qëndruar larg nga ajo shtëpi”, tha i riu.

Të fundit