Flash News

KRYESORE

Itali/ Gjendet i pajetë me plagë arme zjarri një i ri shqiptar

Itali/ Gjendet i pajetë me plagë arme zjarri një i ri shqiptar

Një 27 vjeçar nga Shqipëria u gjet i pajetë në makinën e tij në Itali. Mediet italiane shkruajnë se ngjarja që ndodh në rrugën që lidh Ugento-n me Casarano-n, ndërsa viktima u identifikua si Serxhio Veizi.

Vdekja erdhi si pasojë e goditjes me armë zjarri, ndërsa 27 vjeçari u gjet brenda makinës së tij “Volkswagen Polo”, të parkuar në anë të rrugës.  Hetuesit kanë nisur nga puna për të zbuluar nëse viktima ka vrarë veten, apo është vrarë.

I riu jetonte në Provincën e Barit, ndërsa ka pasur precedentë penalë në të shkuarën që lidhen me botën e drogës.

Të fundit