Flash News

KRYESORE

Itali, jepet dënimi për bandën mafioze shqiptare që ekzekutoi tregtarin e mishit

Itali, jepet dënimi për bandën mafioze shqiptare që

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tre shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e tregtarit të mishit Pietro Raccagni. Gjykata Supreme vendosi se ankesa e paraqitur tre nga katër shqiptarët kundër aktgjykimit të shkallës së dytë ishte e papranueshme. Ndërsa më tej gjykata ka dhënë dhe masën e dënimit për tre shqiptarët e akuzuar për vrasje. Kështu 16 vite e gjysmë janë dhënë për Ergren Cullahj,  15 vjet e gjashtë muaj për Vitor Lleshi e Pert Lleshi. Komponenti i katërt i grupit, Erion Luli, nuk  kishte apeluar dënimin me 14 vjet e 4 muaj, të dhënë nga gjykata.

Të gjithë u akuzuan për vrasje të pretenduar. Banda kishte hyrë në shtëpinë e Pietro Raccagni, pronar i një dyqan mishi në Erbusco, më 7 korrik, 2014, për të kryer vjedhje.  Por lidhur me këtë tentativë për grabitje kanë qenë  gruaja dhe fëmijët e biznesmenit që i kanë dëgjuar.  Tregtar më pas ka zbritu tek dyqani për të parandaluar  grabitjen, por Vitor Lleshi e kishte qëlluar me një shishe në kokë biznesmenin Pietro Raccagni. Nga plagët e marra, tregtari kishte vdekur pas 11 ditësh në Spitalin Civil.

Të fundit