Flash News

KRYESORE

Itali/ Kapen 16 kg heroinë, arrestohet kamionisti shqiptar

Itali/ Kapen 16 kg heroinë, arrestohet kamionisti shqiptar

Policia italiane kapi një ngarkesë prej 16 kilogramësh heroinë që vinte nga Durrësi. Droga ishte fshehur brenda një kamioni dhe u gjet nga Guardia di Finanza sapo mjeti zbriti nga anija. Agjentët vunë në pranga drejtuesin e mjetit, një 38 vjeçar shqiptar.

Sipas agjencisë kombëtare italiane “ANSA”, lënda narkotike u kap më 16 janar, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka refuzuar që të flasë për policinë. Hetimet kanë nisur për të kuptuar destinacionin e drogës, e po ashtu edhe për ku ishte e destinuar të shkonte.

Dyshimet janë se heroina pritej nga të tjerë persona në Ancona, ndërkohë që më pas përgatitej dhe shpërndahej në qytete të tjera të vendit. Heroina ishte fshehur në një hapësirë të krijuar poshtë njërës ulëse.

Të fundit