Flash News

KRYESORE

Itali, kapen 20 mln euro marijuanë, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Policia financiare e qytetit të Katanias në rajonin e Siçilisë ka shkatërruar gjatë orëve të fundit një bandë italo-shqiptare me aktivitet kriminal në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike e trafikimin e armëve.  Hetimet e operacionit të policisë italiane i koduar “Rosa dei Venti”,  të nisura në maj të 2015  kanë zbuluar e sekuestruar trafikimin e mbi 3500 kg marijuanë nga brigjet shqiptare drejt Italisë me një vlerë përfitimi mbi 20 milionë euro.

Kjo bandë kriminale kontrollonte tregun e shitjes së drogës në Katania, në Raguza e Sirakuza.

Operaioni i sotëm ka çuar në lëshimin e urdhër arrestit me burg për 11 persona. 7 prej anëtarëve të kësaj bande 4 shtetas italianë e 3 shqiptarë janë arrestuar. 4 të tjerët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shqiptarët e arrestuar janë Maridian Sulaj, Moisi Habilaj dhe Fatmir Minaj.

Italianët e arestuar janë Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe Antonino Riela.

Gjatë operacionit të policisë italiane janë sekuestruar dhe armë të tipit kallashnikov e municone si dhe 20 mijë euro.

***

Po sot, njohtohet se Policia greke ka arrestuar paraditen e të hënës një shtetas shqiptar i cili akuzohet për importimin nga Shqipëria dhe transportimin e një sasie të konsiderueshme droge të llojit kanabis.

38-vjecari u ndalua për kontroll në afërsi të Follorinës. Brenda makinës u gjetën 31 paketa me kanabis, që pas peshimit rezultoi se peshonin 31,8 kilogramë. Pak më vonë policia arrestoi bashkëpunëtorin grek të 38 vjecarit. Arrestimi u krye në vendin e quajtur Aminteo. U sekuestrua droga, dy automjete, si dhe dy telefona celularë. Dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Follorines, ku do t’u komunikohen akuzat përkatëse.

 

 

 

Të fundit