Flash News

KRYESORE

Itali/ Makina përplas shqiptarin dhe katër fëmijë

Itali/ Makina përplas shqiptarin dhe katër fëmijë

Një aksident i rënë ka ndodhur në Itali, ku një 38-vjeçar dhe katër fëmijë,janë përplasur nga një makinë ndërsa janë transportuar në spital.Aksidenti ka ndodhur në Mosciano, ku 38-vjeçari F.S., ishte duke ecur anë rrugës së bashku me katër fëmijë (7-10 vjeç), të fqinjëve të tij. Teksa pa që një makinë po vinte drejt tyre, ai përdori trupin si mburojë për fëmijët dhe u përplas nga mjeti “Volkswagen”, që drejtohej nga një i moshuar.

Shqiptari është dërguar me urgjencë në spital. Ai është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në kokë, shkruan Syri.net.

Edhe fëmijët janë transportuar në spital. Raportohet se ata nuk kanë marrë dëmtime serioze, por më shumë janë trembur nga ngjarja dramatike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërsa një zyrtar i policisë lokale tha se drejtuesi i makinës i është nënshtruar hetimeve për rastin.

Të fundit