Flash News

KRYESORE

Itali/ Policët e maskuar si tifozë arrestojnë shqiptarin me 200 mijë euro marijuanë

Itali/ Policët e maskuar si tifozë arrestojnë shqiptarin me 200

Karabinierët italianë kanë arrestuar një 490 vjeçar shqiptar pasi u kap me 93 kg marijuanë.  Arrestimi i tij u bë në San Martino. Shqiptari ishte i njohur për policinë  për precedentë kriminale të mëparshme. Sipas meiave italiane shqiptari banonte prej vitesh në Xhenova.

Hetimi i tij ka nisur për shkak se 40 shqiptari ka qenë i pranishëm shumë shpesh gjatë tre muajve të fundit në San Martino dhe në San Fruttuoso. Gjithashtu policia ka identifikuar disa lokale në përdorim të tij në lagjen Marassi.

Policia, pas disa pritash dhe duke u maskuar veten në mesin e tifozëve të rinj që këto ditë kanë mbërritur në zonë për shkak të derbit të fundjavës, kanë qenë në gjendje të zbulojnë hapësirën ku ishte fshehur lënda narkotike e ndarë në 96 pako me qese plastike të mbyllura në shishe plastikë.

Ai u transferua mbrëmjen e shkuar në burgun e Marasit. Nëse lënda narkotike do të ishte shitur në tregun me pakicë, do të fitonte më shumë se 200 mijë euro.

Të fundit