Flash News

KRYESORE

Itali, policia arreston serbin dhe tre shqiptarë për marijuanë dhe kokainë

Itali, policia arreston serbin dhe tre shqiptarë për marijuanë

Policia Italiane gjatë një operacioni antidrogë ka vënë në pranga tre shqiptarë dhe një serb. Karabinierët në Recovato të Castelfrancos, kanë hyrë për kontroll në banesën e tyre, mbrëmjen e kaluar rreth orës 22 dhe kanë gjetur si provë materiale dy qese me marijuanë që peshonin nga një kilogram secila dhe 5 gram kokainë.

Pas arrestimit të katër personave policia ka sekuestruar dhe dy makina të tipit “Porsche dhe “Audi”  pasi të arrestuarit nuk e justifikonin se si i kishin blerë ato.

Në krye të bandës qëndronte shqiptari 26-vjeçar të cilit ju gjet një kartë identiteti rumune false. Mbi të pritet të rëndoj akuza për falsifikim dokumentesh kurse për të arrestuarit e tjerë pritet të akuzohen vetëm për mbajtje të një sasie lëndësh narkotike.  Karabinierët  sekuestruan si prova disa  para të cilat do të verifikohen nëse janë të falsifikuara. Shtetasi serb është i moshës 22 vjeç, kurse dy shqiptarët e tjerë 41 dhe 23 vjeç

Të fundit