Flash News

KRYESORE

Itali/ Prokurori i Antimafias: Në Shqipëri është problem mbulimi i krimit, duhet një revolucion në ligj

Itali/ Prokurori i Antimafias: Në Shqipëri është problem

Prokurori i Antimafias në Itali Nicola Gratteri tha se mafia shqiptare ka arritur nivelin më të lartë dhe se është vendosur në veri të Italisë e të Evropës.

“Në jug kryhen blerjet dhe shitjet e drogës e shqiptarët janë pozicionuar kryesisht në veri e qendër të Evropës.”, tha Gratteri për Ora News.

Ai u ndal edhe te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në parandalimin e trafiqeve ilegale.

“Unë mendoj se në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare.

Politika e korruptuar? Jo, ka të bëjë me aparatin e administratës publike që ka raste që hyjnë e ia dalin të futen dhe në institucionet gjyqësore. E këtë gjë e referojnë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me Shqipërinë.”

Gratteri tregon se si mafia shqiptare shpenzon paratë e krimit.

“ Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali. Është e vështirë t’i sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë.”, tha prokurori i antimafias, që dha një këshillë për Shqipërinë “Duhet një revolucion në planin normativ, si për shembull të kopjojnë sistemin gjyqësor italian e ta aplikojnë në Shqipëri.

Të fundit