Flash News

KRYESORE

Itali, sekuestrohen 800 kg lëndë narkotike, në pranga dy shqiptarë

Itali, sekuestrohen 800 kg lëndë narkotike, në pranga dy

800 kg lëndë narkotike janë sekuestruar dhe dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia italiane në Foxhia. Mësohet se të arrestuarit janë Marsel Brakollari, 25 vjeç dhe Xhuljano Haxhiraj, 22 vjeç.

Lënda narkotike ishte fshehur në furgonin ku udhëtonin dy të rinjtë shqiptarë. Policia u vu në ndjekje të mjetit pasi drejtuesi nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar.

Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 800 kg kanabis, e cila nëse do të dilte në treg kapte vlerën e 6 milionë eurove.

Të fundit