Flash News

KRYESORE

Itali/ Sherri me afrikano-veriorët, plagoset rëndë 32 vjeçari shqiptar

Itali/ Sherri me afrikano-veriorët, plagoset rëndë 32

Një shqiptar 32 vjeçar u plagos me thikë ditën e sotme në Itali. Sipas medieve italiane i dëmtuari u përfshi në një zënkë në sheshin “Cavour” të Livornos.

Edhe pse ambulanca shkoi shpejt në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë, shqiptari kishte marrë dëmtime të rënda dhe kishte humbur gjak. Ai u operua, por mjekët thoin se gjendja e tij është e rëndë.

Sipas medias italiane ”Livorno Press”, 32 vjeçari ishte me disa shokë të tij, kur iu afrua një grup afrikano-veriorësh. Këta të fundit e akuzuan se u kishte dëmtuar makinën. Pas sherrit verbal, pati përleshje fizike dhe ai u qëllua me thikë në ijë.

Të fundit