Flash News

KRYESORE

Itali/ Shoferi shqiptar humb kontrollin, kamioni mbetet i varur mbi urë (Foto)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Savonës në Itali, ku protagonist ka qenë një shqiptar. Kamioni që ai po drejtonte është përplasur në mbrojtjen anësore të rrugës duke bërë që automjeti i rëndë të mbetej varur në ajër.

Mediat italiane e kanë cilësuar si një mrekulli faktin që ky aksident nuk ka pasur viktima. Mësohet se shoferi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka dalë me këmbët e tij nga kabina e kamionit.

Policia thotë se për arsye që akoma nuk dihen, shoferi ka humbur kamionin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës përpara se të futej në tunel. /IVG/

Të fundit