Flash News

KRYESORE

Itali - Shqiptari arrestohet me 15 kg heroinë, me vlerë 500 mijë euro

Itali - Shqiptari arrestohet me 15 kg heroinë, me vlerë 500 mijë

Një 43 vjeçar shqiptar i njohur për policia u arrestua me 15 kg heroinë dhe 200 gram marijuanë në një vilë të ruajtur nga dy qen pitbull. Arrestimi i shqiptarit është kryer nga karabinierët e Sarnonno-s në Italia, ndërsa vila ndodhej në Lazzate. Sipas “Ilgiorno”, vlera e drogës së konfiskuar kap shifrën e rreth 500 mijë eurove. Mediat italiane shkruajnë se kërkimet nisën pas gjetjes së disa dozave të heroinës të fshehura në një makinë të madhe, e destinuar ndoshta për në sheshin Saronese. Vendbanimi që deklaroi shqiptari nuk përputhej me adresën e gjetur në disa dokumente në automjet.

Kërkimet brenda vilës rezultuan me gjetjen e një qese plastike që përmbante 200 gram marijuanë në një dollap në dhomën e gjumit, si dhe një qese me 15 kg heroinë brenda një frigoriferi në bodrum. Materiale të tjera dhe peshore janë gjetur gjithashtu.

Burri u arrestua nga karabinierët dhe u shoqërua në burgun e Monzas, ku në ditët e ardhshme do të merret në pyetje nga hetuesit.

Të fundit