Flash News

KRYESORE

Itali, shqiptari vret gruan në shtëpinë ku punonte, më pas qëllon edhe veten

Itali, shqiptari vret gruan në shtëpinë ku punonte, më pas

Një shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në lagjen Furlani, Genova në një apartament ku viktima punonte si pastruese.

Sipas mediave italiane viktima është Laureta Zyberi 43 vjeç, ndërsa burri i saj 11 vjet më i madh, 54 vjeç Eduart Zyberi qëlloi veten me thikë në stomak, por ka mundur të shpëtojë. Aktualisht është vënë nën arrest nga policia italiane.

Çifti shqiptar është gjetur nga pronari i shtëpisë, i cili më pas ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet shkaku i këtij akti të rëndë.

Të fundit