Flash News

KRYESORE

Itali, vjedhin energji elektrike nga fqinji, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër shqiptar në Itali të cilët në pamundësi për të  paguar energjinë elektrike, e kanë vjedhur atë nga fqinji i tyre, janë ndaluar nga policia e San Constanzos.

Dy vëllezërit R.S 18 vjeç dhe D.S 21 vjeç janë pikasur nga policia pas disa lëvizjeve të dyshimta e më pas kanë hyrë në shtëpinë e tyre për kontroll.  

Ajo që vunë re ishte një kabull elektrik nëpërmjet të cilit shqiptarët vidhnin energji elektrike nga fqinji i tyre. Pas kontrollit janë evidentuar dhe sekuestruar disa sende të vjedhura prej tyre.

Ndërkohë policia ka ndaluar të rinjtë dhe po pritet që gjykata të jap vendimin për ta.

Të fundit