Flash News

KRYESORE

Itali/ Vrasja e shefit të ultrasve lacialë, dyshohet për mafien shqiptare

Policia italiane ka nisur hetimet për shefin e ultrasve të Lazios, i cili u vra në “Parco degli Acquedotti” në Romë të martën. Viktima quhet Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, figurë mjaft popullore e në botën e tifozëve të klubit bardhekaltër.

Sipas hetuesve, vrasësi iu afrua nga pas dhe i shkrepi armën në kokë, ndërsa sipas një dëshmitari ishte i veshur me kostum sportiv. Ai këtë e ka bërë që të humbasë mes vrapuesve të tjerë në park. Viktima ishte i ulur në një stol, me sa duket për të pritur dikë në takim.

Sipas një dëshmitari, pasi e qëlloi me armë në kokë, autori iku me vrap ndërkohë që pak metra më tutje e priste një tjetër person.

Sipas Leggo.it një nga shkaqet e vrasjes mund të jetë trafiku i drogës dhe lidhjet e tij me mafien shqiptare, për të futur sasi të mëdha droge në vend. Përjashtohet mundësia e vrasjes për shkak të tifozllëkut. Vetëm një muaj më parë ai kishte martuar të bijën.

Të fundit