Flash News

KRYESORE

Italia do u japë leje qëndrimi 600 mijë emigrantëve që ndihmuan gjatë pandemisë së koronavirusit

Italia do u japë leje qëndrimi 600 mijë emigrantëve që

Autoritetet në Itali kanë marrë vendimin të u japin leje qëndrimi rreth 600 mijë emigrantë të paligjshëm të cilët dhanë kontributin e tyre gjatë pandemisë globale të koronavirusit.

Mijëra emigrantë të paregjistruar punuan në fushat me të mbjella përreth Italisë dhe pse rrezikuan të arrestoheshin për shkak të masave shtrënguese të aplikuara në shumë zona për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ushqimi që vjen në tavolinat tona vjen nga këto fusha. Tashmë është momenti që të kujdesemi për të drejtat e atyre që punuan për këto”, është shprehur ministri për jugun, Peppe Provenzano.

Lejet e qëndrimit që pritet t’iu jepen emigrantëve nuk parashikojnë të drejtën e votës dhe janë të rinovueshme çdo 6 muaj. Ato u propozuan nga ministrja e Kulturës, Teresa Bellanova.

Të fundit