Flash News

KRYESORE

Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme; Renzi kundër koalicionit me Lëvizjen 5 Yjet

Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme; Renzi kundër koalicionit me

Presidenti italian, Sergio Mattarella hoqi dorë nga një koalicion i mundshëm qeveritar mes Lëvizjes Pesë Yjet (Y5Y, antisistem) dhe Partisë Demokrate (PD, qendra e majtë) dhe do të fillojë të hënën bisedime të reja, njoftoi sot presidenca në një komunikatë.

Sipas medias italiane, vendi do të orientohet tashmë drejt një qeverie teknike ose dhe drejt mbajtjes së kryeministrit të dorëhequr, Paolo Gentiloni (PD), gjatë kohës që duhet për të organizuar zgjedhje të reja, nëse është e mundur duke modifikuar sistemin e votimit.

Koalicioni i mundshëm M5S/PD, kërkuar nga M5S, ndan në fakt thellësisht PD-në, drejtuesi i të cilës, Matteo Renzi ka hedhur poshtë çdo diskutim edhe pse lidershipi kombëtar do të shprehet sot pasdite.

“Pas zgjedhjeve legjislative të 4 marsit, qëndrimet për largimin e partive nuk janë vlerësuar dhe asnjë perspektivë për maxhorancë qeveritare nuk është shfaqur”, theksoi presidenti Mattarella.

“Këto ditët e fundit, mundësia për një marrëveshje mes Lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Demokrate është shuar gjithashtu”, shtoi ai, para njohjes së vendimit zyrtar të PD-së.

Të fundit