Flash News

KRYESORE

Italia me Ermal Metën ngjitet në krye të preferencave të ndjekësve të ‘Eurovision’; Eugent Bushpepa bie në renditje

Italia me Ermal Metën ngjitet në krye të preferencave të

Kënga që do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovision 2018’, "Non mi avete fatto niente", është në krye të preferencave të ndjekësve të festivalit evropian. Në faqen ‘Wiwibloggs’, kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ka marrë mbi 25% të votave, një diferencë e madhe me vendin e dytë, Spanjën, që ka gati 18% të votave.

Nga 9 shtete që kanë përzgjedhur tashmë këngët e tyre, Eugent Bushpepa që do të përfaqësojë Shqipërinë me “Mall”, renditet në vend të gjashtë me gati 8% të votave në ‘Wiwibloggs’, me një diferencë prej 2% nga vendi i pestë.

Gjithsesi, Eugenti nuk ka publikuar ende versionin përfundimtar të këngës dhe shumë komentues kanë pritshmëri të larta për produktin e përpunuar për ‘Eurovision’.

Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas vetes Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Maltën, ndërkohë që fansat mund të votojnë ende në sondazh.

SONDAZHI

Ermal Meta në ‘Wake Up’: “Jam shqiptar dhe krenar, nuk mund të fshihen rrënjët!” Ç’thotë për këngën e Eugent Bushpepës 

 

Të fundit