Flash News

KRYESORE

Italia i kthen nderin Shqipërisë, ndihmë në luftën ndaj covid-19; presidenti Emiliano tregon telefonatën me Ramën

Italia i kthen nderin Shqipërisë, ndihmë në luftën ndaj

Italia i shlyen borxhin Shqipërisë, duke ofruar ndihmë në përballjen me situatën e krijuar nga covid-19.

Shteti fqinj, të cilit qeveria shqiptare i ofroi asistencë me mjekë dhe infermierë disa muaj më parë kur Italia thuajse u gjunjëzua nga virusi i ri, tashmë ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje përmes një task force që pritet të niset së shpejti, nëpërmjet rajonit të Puglia-s.

Lajmi u konfirmua dje në Bari, gjatë konferencës së rajoneve shtetërore, ndërsa Presidenti i Rajonit të Puglia, Michele Emiliano, tha se kishte komunikuar për këtë vendim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Pasi të kemi rregulluar të gjitha procedurat, task-forca e Mbrojtjes Civile Kombëtare, e mishëruar nga Mbrojtja Civile Apulian, do të niset për në Shqipëri për të dhënë kontributin tonë. Misioni synon gjithashtu të parandalojë rreziqet epidemiologjike që vijnë nga Shqipëria, prandaj ne do të operojmë kontrolle ndërkufitare”, presidenti i Puglias.

Të fundit