Flash News

KRYESORE

Italia “merr frymë”, ka më shumë respiratorë sesa pacientë për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë

Italia “merr frymë”, ka më shumë respiratorë

Italia duket se kanë nisur “të marrë frymë” dhe po vë nën kontroll situatën e pandemisë covid-19.

Për herë të parë, në repartin e kujdesit intensiv ka më shumë respiratorë sesa pacientë që kanë nevojë për ta.

Ky fakt është bërë i ditur nga komisioneri i posaçëm për emergjencën COVID-19 në Itali, Domenico Arcuri.

"Kjo na jep forcën për të ecur përpara," u tha Arcuri gazetarëve. Aktualisht janë rreth 2.500 pacientë që kujdesen intensivisht nga covid-19.

Prej disa ditësh, në Itali numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv ka ardhur duke u zvogëluar. Italia ka numrin më të madh të vdekjeve në Evropë - më shumë se 24,000 viktima, veçanërisht në veri ku ishin regjistruar më shumë raste.

Të fundit