Flash News

KRYESORE

Italia merr “frymë” lirisht, 260 viktima në 24 orë. Nuk ndodhte prej 15 marsit

Italia merr “frymë” lirisht, 260 viktima në 24 orë.

Italia vendosi numërin më të ulët të vdekjeve prej koronavirusit, të paktën prej një muaj. Të dielën janë regjisturar 260 viktima, 150 më pak se një ditë më parë. Që prej 15 marsit nuk kishte ndodhur asnjëherë që ky numër të ishte më i vogël se 300 persona.

Megjithatë, në 24 orët e fundit në Itali ka një rritje të numri të personave të infektuar. 2324 persona kanë rezultuar pozitivë, ku vetëm në Lombardi janë 920 raste të reja. Por, në Kujdesin intensive vijon të ketë më pak persona, pasi të dielën janë regjistruar 2009 persona, ose 93 më pak se dje.

21.372 shtetas janë ende duke u trajtuar në spital, 161 më pak se dje. Në shtëpi janë duke u trajtuar 82.722 persona ose rreth 510 më shumë se dje. Numri total i viktimave në Itali ka shkuar në 26.644 persona. Të shëruarit nga sëmdja janë 64.928 me një rritje prej 1808 personash në 24 orët e fundit.

 

Të fundit