Flash News

KRYESORE

Italia ‘në gjumë’, pas Metës edhe Edi Rama do zhvillojë vizitë zyrtare në Romë

Italia ‘në gjumë’, pas Metës edhe Edi Rama do

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e mërkurë më datë 11 tetor një vizitë zyrtare në Itali. Rama do të pritet në Romë nga kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë zyrës së shtypit të kryeministrisë, ku pas takimit dy kryeministrat Gentiloni e Rama, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso.

Kjo është vizita e dytë e nivelit të lartë të Shqipërisë në Itali brenda një muaji, pasi në shtator ishte presidenti Ilir Meta ai që u prit në Romë nga homologu i tij.

Kriza e vazhdueshme ekonomike e ka futur Italinë në gjumë letargjik, ndërkohë që Tirana nuk e po ndjen ndikimin e aleatit historik mbi Brukselin për të hapur negociatat për anëtarësimin. Ndërkohë, me mbështetjen e Rusisë, Serbia dhe së fundmi Greqia, por shkojnë drejt një aleance gjithnjë e më të ngushtë në Ballkan, ku Shqipëria dhe Kosova e shohin veten jashtë dhe deri diku të rrezikuara. Tashmë rajoni është kthyer sërish në fushë-betejë për fuqitë e mëdha, Shqipërisë i nevojitet riaktivizimi i italianëve në Ballkan.

Të fundit