KRYESORE

Italia në "listën e zezë", shpërthen Di Maio: Nuk jemi spital, durimi e ka një kufi!

Italia në "listën e zezë", shpërthen Di Maio: Nuk

Shumë vende evropiane kanë publikuar datën 15 qershor si ditën e hapjeve të kufijve për turistët , mirëpo, nuk kanë lejuar që të vinë turistë nga Italia, gjë për të cilën ka reaguar shumë ashpër Ministri i Jashtëm italian  Luigi Di Maio, i cili ka kërkuar respekt për Italinë si në fjalë dhe në aksione.

Greqia ka informuar mbylljen e kufijve për turistët italianë gjatë verës 2020 dhe ka publikuar lisën me 29 vende nga të cilët turistë mund të mbërrijnë në territorin helen duke lënë jashtë saj Italinë.

Po ashtu Austria, Kroacia dhe Zvicra. Ndaj këtyre vendimeve ka reaguar Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili në një postim në rrjete sociale shkruan se durimi ka një limit.

"Italia prej datës 15 qershor është e gatshme të presë turistë të huaj e do të veprojmë në transparencë maksimale", ka deklaruar Ministri i Jashtëm italian, ashtu siç është bërë më publikimin e të dhënave të të infektuarve në situatën e brendshme të vendit.

Ministri italian ka informuar se gjatë turit të tij europian do t'i deklarojë homologëve të tij se Italia nuk pranon të jetë në listat e zeza për turizmin e se pretendon respekt pasi ka qenë gjithmonë e përgjegjshme e transparante e nuk ka asgjë për të fshehur.

"Italia nuk është spital, e kush na trajton si të tillë nuk do të rrimë pa reaguar. Durimi e ka një kufi."

 

 

Të fundit