Flash News

KRYESORE

Italia nuk gjen qetësi; Guvernatori i Bankës thirrje Qeverisë: Tregoni maturi, jemi të brishtë për të përballuar një krizë të re

Italia nuk gjen qetësi; Guvernatori i Bankës thirrje Qeverisë:

Guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco i kërkoi sot qeverisë italiane maturi duke theksuar se përballë një krize të mundshme vendi do të ishte më i brishtë se 10 vjet më parë.

“Në Itali dhe në Bashkimin Europian duhet të përfundojnë reformat e nisura për reduktimin e brishtësive të shkaktuara nga kriza financiare botërore”, konfirmoi ai gjatë asamblesë së Shoqërisë bankare italiane (Abi).

“Në Itali, reformat kanë humbur vrullin e tyre për shkak të frikës së kostove, shpesh të menjëhershme dhe dyshimet për përfitimet që maturohen ngadalë dhe në kohë relativisht të gjatë. Në këto kushte, përballë një krize të re, ne do të jemi sot më shumë të brishtë se dhjetë vjet më parë”, nënvizoi ai.

“Tensionet e regjistruara së fundi në tregun financiar italian tregojnë rëndësinë e një orientimi të ekuilibruar të politikës ekonomike”.

Të fundit