Flash News

KRYESORE

Italia rikthen karantinën për të ardhurit nga dy shtete ballkanike, ministri: Virusi vazhdon të qarkullojë

Italia rikthen karantinën për të ardhurit nga dy shtete

Situata e covid-19 në të gjithë rajonin është përkeqësuar javët e fundit, duke shënuar një numër në rritje të të infektuarve, por edhe të viktimave.

Në kushte të tilla, Italia ka rikthyer sërish karantinën për të ardhurit nga dy shtete ballkanike, konkretisht për Rumaninë dhe Bullgarinë.

"Sapo kam nënshkruar një rregullore të re e cila parashikon karantinë për 14 ditë për qytetarët që kanë qëndruar në Rumani dhe Bullgari. Virusi nuk është i mposhtur dhe vazhdon të qarkullojë. Kjo është arsyeja pse kujdesi dhe vëmendja janë ende të nevojshme ", theksoi Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio.

Masat u cilësuan të nevojshme pasi disa ditë më parë Rumania kishte konfirmuar veten si një nga vendet me numrin më të lartë të infeksioneve në Evropë.

Ndërkohë, deri në fund të korrikut, në Bullgari mbetet ende në fuqi "situata e emergjencës shëndetësore", për shkak të numrit të madh të punonjësve shëndetësorë të infektuar, duke bërë që deficiti i mjekëve dhe infermierëve të rritet.

Të fundit