Flash News

KRYESORE

Italia vazhdon të zhgënjejë, pas barazimit me Poloninë, mundet nga Portugalia

Italia vazhdon të zhgënjejë, pas barazimit me Poloninë,

Italia nuk ka mundur të gjejë fitoren as mbrëmjen e djeshme në përballjen me Portugalinë, ku u mund me një rezultat minimal 1-0.

Ky tashmë është një tjetër rezultat negative për djemtë e drejtuar nga Mancini, pas barazimit të marrë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, atë ndaj Polonisë e cila u mbyll në barazim.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe tekniku i italianëve zgjodhi që të kundërsulmonte, por nuk rezultoi një taktikë e suksesshme.

Mjaftoi një gol i Andres Silvës për t’i dhënë fitoren Portugalisë në shtëpi, në minutën e 48’.

Me këtë fitore Portugalia del në vendin e parë më 3 pikë, në  Grupin 3 të Ligës së Kombeve.

Të fundit