Flash News

KRYESORE

Italiani pastronte paratë në Shqipëri, policia: I sekuestruam 1.5 milion euro

Italiani pastronte paratë në Shqipëri, policia: I sekuestruam 1.5

Specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë bënë sekuestrimin e llogarive bankare, gjendjeve në to, si dhe aseteve në vlerën :

– 1. 5 milionë euro (të një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregëtisë ndërkombëtare).

Kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga shtetasi i huaj italian S. L., (me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve) ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Të fundit