Flash News

KRYESORE

Italisë nuk i del kanabisi terapeutik, ofron 2 milionë euro

Italisë nuk i del kanabisi terapeutik, ofron 2 milionë euro

Kanabisi terapeutik i prodhuar në Itali nuk mjafton më dhe ministria e Shëndetësisë ka lëvruar 2 milionë e 300 mijë euro për të rritur numrin e serave në mënyrë që të trefishojë prodhimin e institutit farmaceutik ushtarak në Firence por dhe për të rritur improtin nga Holanda. Kjo masë parashikohet në një amendim që i ka bërë qeveria dekretit fiskal.  

Tashmë ka disa muaj që në rajone të ndryshme të Italisë, ka vështirësi të madhe për të gjetur kanabis terapeutik, aq sa ministria e quan “mungesë e rëndë e substancës, çjka pritet të rëndohet edhe më shumë në semestrin e katërt të 2017-s dhe në të parin e 2018”-s.

Ajo që ka bërë që të mungojë marijuana ka qenë mbitëgjitha rritja e numrit të pacientëve që po trajtohen që kur ka nisur prodhimi kombëtar në bazën ushtarake dhe janë caktuar edhe kushtet se kur ilaçi jepet falas për disa pathologji. Tashmë dhjetëra mijëra njerëz e përdorin kanabisin për të luftuar sindromat e sëmundjeve të tyre, sidomos ato që lidhen me probleme muskolore apo me dhimbje të ndryshme të forta.  

Të fundit